Allegri shpjegon taktikat me të cilat Juventusi e mposhti Chelsean

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka krahasuar futbollistët e tij me marinarët në stuhitë detare dhe i ka shpjeguar vendimet taktike për ta neutralizuar e pastaj goditur në kundërsulme Chelsean në fitoren 1:0 në Ligën e Kampionëve të martën.

Federico Chiesa e shënoi golin e triumfit për Juven vetëm 10 sekonda brenda pjesës së dytë në Allianz Stadium, raporton Gazeta Express.

Me gjithë zotërimin e madh të topit gjatë 90 minutave, kampioni evropian nuk ia doli ta bëjë asnjë goditje të vetme në kornizën e portës së Juves.

Ishte një mbrojtje e vendosur në mënyrë të përsosur nga Allegri, e cila ia siguroi fitoren e dytë në grup bardhezinjve dhe i bën ata lider të grupit me gjashtë pikë.

“Zakonisht, kur marinarët ndodhen në stuhi detare, ata gjithmonë mund ta gjejnë një rrugëdalje. Kjo është ajo që ne e bëmë sonte dhe me një ndeshje madhështore kundër kampionit të Evropës”, tha Allegri.

“Ne mund të luajmë më mirë se kaq teknikisht, por ne nuk e lejuam kundërshtarin ta krijojë asnjë mundësi dhe ne i humbëm dy mundësi të mëdha në kundërsulm, po ashtu”, shtoi ai.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Juventusit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit për skuadrën e të kthyerit në klub, Allegri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...