Allegri pret një stinor të vështirë për Juven

PUBLIKUAR

Në një intervistë për faqen zyrtare të Juventus, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për shortin që përcaktoi kalendarin e kampionatit të Seria A për sezonin 2018/2019.

Një kalendar që sipas teknikut të “Zonjës së Vjetër” komplikon gjithçka për kampionët në fuqi të Italisë.

“Është një kalendar ku në dukje, ndeshjet e fillimit mund të duken si të kalueshme lehtshëm. Por ndërkohë, unë shoh gjithmonë pjesën finale të kalendarit”, deklaroi Allegri.

“Është një kampionat i ngjashëm, në mos më i vështirë se ai i sezonit të kaluar, ku në shtatë ndeshjet e fundit, duke nisur nga ajo me Milan, kemi Fiorentinën, derbin me Torinon, Inter, Atalantën, Romën dhe Sampdoria”.

“Do të jetë një finale kampionati mjaft e komplikuar, por duhet të luajmë me të gjithë, ndaj duhet të përgatitemi maksimalisht. Besoj se edhe këtë vit, kampionati do të vendoset në javët e fundit, sepse ka shumë përballje direkte. Faza e parë vlen dhe nuk vlen. Do të jetë me siguri shumë më vendimtare faza e dytë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...