Allegri: Pogba është rikthyer në skuadrën e Juventusit, Chiesa nuk starton

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri ka konfirmuar që Paul Pogba do të ftohet për derbin e Juventusit kundër Torinos derisa ka theksuar se “duhet edhe pak durim”

Bardhezinjtë ende janë në luftë për të rikuperuar 15 pikë reduktim nga FIGC muajin e kaluar. Skuadra është në vendin e tetë në Serie A, 12 pikë më poshtë se Roma dhe kanë avancuar në 1/8-ën e finales në Ligën e Europës pasi që fituan ndaj Nantes në play-off.

Torino është vetëm një pikë pas Juventusit në ligë dhe ata po ashtu dëshirojnë të fitojnë në Derbin della Mole”, për të parë kështu rivalët e tyre të qytetit që të vuajnë më shumë.

Allegri ka folur për këtë derbi gjatë një konference për shtyp.

“Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos për ne. Ne duhet të vazhdojmë që të fitojmë pikë dhe të ngrihemi në ligë”, tha Allegri.

Ai foli edhe për gjendjen e Federico Chiesa.

“Dje ai stërviti me skuadrën pas gjashtë ditëve në terma të punës. Vështirë që ai mund të startojë nga fillimi, futbollistët që vinë pas një periudhe të gjatë jo aktiviteti duhet të menaxhohen mirë. Megjithatë, ai është mirë”.

Allegri ka konfrimuar që Pogba do të rikthehet në skuadrën e Juventusit, duke i dhënë atij mundësi që ta bëjë paraqitjen e tij të parë në këtë sezon.

“Ai është mirë, ai do të ftohet nesër. Nëse do të kemi nevojë për të nesër, ne do të luajmë më të, ai sigurisht nuk do të jetë i aftë për të luajtur shumë minuta”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...