Allegri përgatit një treshe sulmuese të frikshme për ndeshjen e radhës

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri po planifikon të vendosë një treshe të rrezikshme sulmuese në ndeshjen e ardhshme kundër Hellas Verona.

Bianconerët janë duke u përgatitur për përballjen e tyre kundër Gialloblu të dielën, duke kujtuar mirë humbjen e tyre 2-1 ndaj skuadrës Veneto në gjysmën e parë të sezonit. Shumë kanë thënë se skuadra torineze pati një merkato të janarit fantstike dhe tani mund të shohim frytet e kësaj.

Siç raportohet nga Romeo Agresti, Allegri vendosi një treshen e parë të Denis Zakaria, Dusan Vlahovic dhe Alvaro Morata në stërvitje sot, ndoshta duke planifikuar të fillonte treshen së bashku në ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Veronës.

Vlahovic nënshkroi për Juventusin në një marrëveshje me vlerë 80 milionë euro nga Fiorentina javën e kaluar dhe ai pritet të jetë njeriu kryesor në epokën pas Cristiano Ronaldos në Torino, ndërsa Zakaria nënshkroi një marrëveshje me kosto të ulët nga Borussia Monchengladbach.

Mesfushori zviceran është një përforcim i rëndësishëm në një zonë problematike për Allegrin. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...