Massimiliano Allegri ka thënë se ai nuk është duke menduar për të ardhmen, duke treguar përkushtimin që ka për Juventusin.
Allegri kërkohet nga Arsenali, për të zëvendësuar Arsene Wengerin, që do të largohet në fund të sezonit.
Por, trajneri i “Zonjës së Vjetër” e ka bërë të qartë se nuk është duke menduar për këtë dhe se është i përkushtuar vetëm te Juventusi.
“Nuk jam duke menduar për të ardhmen. Kam kontratë me Juventusi dhe ashtu siç bëjmë çdo vit në fund të sezonit do të takohemi për të diskutuar për të ardhmen e klubit”, tha 50 vjeçari.
“Çdo vit Juve ndërton një grup konkurrues të lojtarëve për të vazhduar për të fituar. Duhet të shikojmë ku kemi nevojë për përmirësime”. /Gazeta Express/


