Allegri: Mund ta fitonim ndeshjen, por…

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi kaloi një mbrëmje pozitive duke pasur parasysh rrethanat në takimin kundër Borussia Monchengladbachut.

Bianconerët luajtën baras (1-1) kundër ekipit të Granit Xhakës, mirëpo pjesën më të madhe të fraksionit të dytë e zhvilluan me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Hernanes me karton të kuq.

“Para se t’i kritikojmë individët ose të flasim për lojtarët e rinj dhe gardën e vjetër, mendoj se është më mirë të flasim për skuadrën”.

“E nisëm mirë, pastaj lejuam për 10 minuta rreziqe dhe pranuam gol. Pas pushimit, e filluam sërish mirë, ndeshja dukej në favorin tonë, por kartoni i kuq i Hernanes na ndëshkoi”.

“Menduam se e kishim ndeshjen në dorë dhe mund të fitonim, por përjashtimi e ndryshoi lojën dhe duke marrë parasysh rrethanat, gjithçka shkoi mirë”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...