Allegri: Meritat janë të futbollistëve

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri kërkon nga futbollistët e tij që të mos vetëkënaqen me atë që kanë arritur deri më tani.

Juventusi vazhdon të shkelë çdo kundërshtar që i del përpara. Të mërkurën ‘Zonja e Vjetër’, mposhti Lazion 1:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të ndeshet me Interin.

Përkundër formës së mrekullueshme të skuadrës, trajneri i ‘bardhezinjve’, Massimiliano Allegri, ua bënë me dije lojtarëve që i pret një rrugë e gjatë, deri në përfundim të stinorit.

“Meritat shkojnë për futbollistët e mi që bënë një paraqitje të mirë në një fushë të vështirë”, ka deklaruar Allegri.

“Por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi që deri në këtë fazë nuk kemi fituar asgjë”.

“Ndaj Interit do të jetë një gjysmëfinale e bukur, pasi që për të fituar trofe, duhet të ndeshesh me më të fortit”, përfundoi trajneri i Juventusit.

Ndeshja e parë mes dy rivalëve më të mëdhenj në Itali, do të zhvillohet më 27 janar në ‘Juventus Stadium’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...