Trajneri italian i Juventuist, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se skuadra e tij mund të kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër barazoi me skuadrën angleze me rezultat 2 me 2, rezultat ky jo i favorshëm për skuadrën italiane.
Por, ai nuk është i shqetësuar, sepse beson se ka lojtarët e duhur për të kaluar tutje në këtë garë.
“Ishte ndeshje e mirë, Juventus bëri pak gabime dhe këto shkaku i presionit”, tha Allegri për Mediaset Premium.
“Mëkat që nuk fituam, por ne kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh ai në fund.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 18 mars në Wembley të Londrës. /arbresh.info/


