Allegri: Lojtarët e mi morën atë që merituan

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri mendon se skuadra e tij e mori atë që e meritoi në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Zonja e Vjetër e mposhti klubin anglez para tifozëve në Etihad Stadium, madje duke u kthyer nga disavantazhi pas epërsisë së vendasve.

“Në pjesën e dytë ishim më të mirë”, ka thënë trajneri italian.

“Ky është rezultati që lojtarët e mi e meritojnë”, është shprehur më tej Allegri.

Kjo fitore pritet të jetë një pikë kthese për Juven edhe në Serie A, pasi ka regjistruar fillimin më të keq në histori të klubit me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve të para. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...