Allegri: Kemi rikuperuar pikë të rëndësishme

PUBLIKUAR

Pas fitores ndaj Palermos, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur për rezultatet e Bianconerëve në javët e fundit.

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në Serie A, ndërsa në mesjavë siguroi kualifikimin në fazën direkte të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një paraqitje e mirë sa i përket intensitetit, sidomos pasi vinte pas një ndeshjeje të vështirë kundër Manchester Cityt”.

“Nëntori ka qenë shumë i mirë për ne dhe kemi rikuperuar disa pikë thelbësore në tabelën e Serie A”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.

Zonja e Vjetër tash është e pesta në tabelë me gjashtë pikë prapa liderit Inter që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon kundër Napolit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...