Allegri i kënaqur me paraqitjen e Juventusit kundër Interit

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në derbi ndaj Interit të shtunën në mbrëmje, duke thënë se vetëm goli i ka munguar skuadrës së tij në këtë ndeshje.

Juventus dhe Inter u ndanë baras 0-0 në derbin që u zhvillua në “Allianz Arena” në Torino në kuadër të javës së 16-të të Serisë A, transmeton Express.

Kjo ishte hera e parë që prej gushtit 2015 që Juventus dështon të shënojë në shtëpi në një ndeshje të kampionatit italian, dhe me këtë barazim mbesin në vendin e tretë në tabelë, me dy pikë më pak se Interi që është i pari.

“Luajtëm mirë, mbase më mirë se që imagjinoja. E kufizuam skuadrën kryesuese në Serie A duke i lejuar vetëm pak raste. Interi përdori shumë energji vetëm duke tentuar të na ndiqte. E vetmja gjë që na mungoi ishte goli”, ka thënë Allegri.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...