Allegri fjalë të mëdha për Hernanesin

PUBLIKUAR

Trajneri italian mendon se transferimi i ri nga Interi është i gatshëm për ta zëvendësuar mesfushorin kilin që kaloi tek gjigandi gjerman.

Massimiliano Allegri ka thënë se nuk shqetësohet shumë për zbraztirën e lënë në mesfushë nga Arturo Vidal, pas kalimit të tij tek Bayern Munchen, pasi mendon se Hernanes është po aq i mirë.

Afati kalimtar veror e la Juventusin përveç pa Vidalin edhe pa Andrea Pirlon që kaloi tek Neë York City, duke ngritur kështu shqetësime se Zonja e vjetër mund të ketë probleme me kontrollimin e topit në mes të fushës.

Por, Allegri beson se transferimi i ri nga Interi ka nivelin e kërkuar për të zënë vendin e të larguarve.

“Braziliani është i gatshëm. Ai është në nivelin e kërkuar dhe ka të gjitha cilësitë për të luajtur në atë pozitë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...