Allegri e zbulon të ardhmen e tij në Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka mohuar spekulimet për të ardhmen e tij, pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve në ndeshjen kundër Ajaxit. Ai ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e klubit edhe sezonin tjetër.

Massimiliano Allegri, i cili i ka fituar me Juventusit katër tituj të Serisë A, dy tituj të Kupës së Italisë dhe ka shkuar në dy finale të Ligës së Kampionëve, ka bërë të ditur se ai e ka diskutuar të ardhmen e tij me presidentin e klubit, Andrea Agnellin, transmeton Gazeta Express.

“Unë tashmë kam biseduar me presidentin, do të mbetem pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm dhe i kemi filluar përgatitjet dhe planifikimet për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Allegri, i cili do ta shtojë edhe një medalje të artë të Serisë A në kabinetin e tij nëse arrin të paktën barazim në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës.

Juventusi e transferoi pesë-herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon, gjatë verës së kaluar për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, Allegri nuk e ka pranuar se portugezi nuk i ka arritur pritshmëritë.

“Ronaldo na ka ndihmuar shumë neve në këtë kampanjë, por kur arrin në çerekfinale, të nevojiten të gjithë lojtarët. Gjithmonë kam thënë se për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, të nevojitet formë e mirë dhe nivele të mira fitnesi”, është shprehur Allegri.

“Ne kemi qenë në këtë situatë emergjente tash e sa kohë dhe mund ta duronim atë vetëm për një kohë të caktuar. Neve na mungonin katër ose pesë lojtarë sonte. Daniele Rugani dhe Leonardo Bonucci luajtën mirë për 50 minuta, por pastaj e humbën unitetin dhe organizimin, duke ia dhënë Ajaxit epërsinë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...