Allegri e krahason Ronaldon me Ibran: Ai argëtohet kur fiton

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka krahasuar yllin portugez Cristiano Ronaldo me atë suedez Zlatan Ibrahimovic, duke i lavdëruar që të dy për urinë e vazhdueshme për fitore dhe tituj.

Pasi e la Real Madridin për Juventusit verën e kaluar, pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, e shtoi një titull të Serisë A dhe një titull të Superkupës së Italisë në kabintetin e tij, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo i kishte fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve dhe gjithsej katër gjatë kohës sa ishte me Real Madridin, me të cilët portugezi i shtoi edhe dy tituj të La Ligës në mesin e arritjeve të tjera.

34-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë se po ngadalësohet përkundër moshës së tij. Këtë sezon në Torino, ai i ka shënuar 21 gola në Serie A dhe 28 gjithsej për Juventusin. Trajneri i tij, Allegri, e ka krahasuar atë me Ibrahmovicin, me të cilin kishte punuar në Milan.

“Sa i përket mentalitetit, ai është më i fortë se kushdo tjetër. Çdo ditë ai gjen një objektivë personale për ta arritur dhe ai i gjen ato brenda vetes”, tha Allegri, i cili e kishte fituar titullin e ligës italiane në vitin 2011 me Milanin, para se t’i bashkohej Juventusit në vitin 2014.

“Një lojtar që ka fituar gjithçka qysh në moshën 34-vjeçare do ta ketë të vështirë të jetë i motivuar për të fituar edhe më shumë, por Ronaldo është vrastar në këtë aspekt. Ai e ka një përkushtim të mrekullueshëm”.

“Për shembull, të shtunën në mëngjes, ne e kemi një ndeshje miqësore mes neve. Ai argëtohet, por argëtimi i tij është fitorja e ndeshjes. E kam shkruar të njëjtën gjë edhe për Ibran në librin tim, edhe ideja e tij e argëtimit është fitorja”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...