Allegri: Costa do të ndëshkohet për gjestin e shëmtuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Massimiliano Allegri pret që anësori i Juventusit, Douglas Costa, të vuajë suspendim të gjatë dhe konfirmoi se klubi do ta gjobisë atë për gjestin e shëmtuar ndaj lojtarit të Sassuolos në një ndeshje të Serisë A të dielën.

Douglas Costa u përjashtua me karton të kuq pasi e goditi me bërryl, pastaj me kokë para se të pështynte kundërshtarin dhe trajneri i tij pret që ai të ndëshkohet, transmeton Gazeta Express.

Costa pritet të suspendohet me të paktën tri ndeshje mos lojë. Allegri ndien se braziliani ra pre e provokimeve nga kundërshtari, por insistoi se kjo nuk do ta shpëtojë Costan nga gjoba që klubi do t’ia shqiptojë.

“Është e drejtë që ai të ndëshkohet dhe kështu do të ndodhë”, tha Allegri.

“U befasova me reagimin e tij. Pësuam gol, karton të kuq dhe suspendim që do të jetë i gjatë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...