Allegri: Chiesa dhe Dybala startojnë nesër, gabova ndaj Interit

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri zbuloi se Chiesa dhe Dybala do të startojnë ndaj Sassuolos nesër dhe pranoi se ka gabuar në ndeshjen ndaj Interit.

“Zonja e Vjetër” është e pamposhtur në shtatë ndeshje të Serie A, por janë 10 pikë prapa liderëve, Napolit dhe Milanit.

“Paulo Dybala dhe Federico Chiesa do të luajnë, kështu që të gjithë janë të lumtur. Ju shkruani dhe unë ju bëj të lumtur”, tha Allegri duke iu referuar gazetarëve që e kritikuan që nuk startoi me asnjërin prej tyre ndaj Interit.

“Chiesa është top lojtar. Dybala ka teknikë kualitatitve. Të dielën un% gabova, por e lexova ndeshjen në një mënyrë tjetër”, tha Allegri.

Juventusi barazoi 1:1 me Interin të dielë, në derbin e madh italian. Bianconerët barazuan krejt në fund falë një penalltie. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...