Allegri as që po mendon për Bayernin!

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri këmbëngul se aktualisht nuk ka hartuar ndonjë plan për ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Bianconerët do të takohen të mërkurën me gjigantët gjerman në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Juventusit, Allegri pohon se tani për tani është duke e përgatitur skuadrën për sfidën kampionate kundër Sassuolos, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk jemi duke menduar për Bayernin. Nesër kemi një lojë të rëndësishëm dhe kemi nevojë për fitore”, ka thënë Allegri.

“Sassuolo janë në zonën që dërgon në garat evropiane dhe kanë rrahur mposhtur disa ekipe të mëdha. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka shtuar italiani.

Allegri gjithashtu ka konfirmuar se në ndeshjen e nesërme nuk do të luajë mbrojtësi Giorgio Chiellini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...