Agjenti i mesfushorit të Napolit, Allan beson se klienti i tij e meriton të ftohet në Kombëtaren e Brazilit
27 vjeçari nuk ka pasur asnjë thirrje për vendin e tij, edhe pse ai ka luajtur për skuadrën U-20, por nuk u ftua në Botëror.
“Ai e meriton”, tha Juan Arribas për Radio Marte.
“Ai ka karakter dhe personalitet, ai ndihmon skuadrën dhe është një punëtor i madh. Skuadrat janë të interesuar për të? Kanë qenë, por asnjëherë nuk ka pasur ofertë zyrtare sepse shifrat asnjëherë nuk janë përputhur”.
“Klubi nuk e merr në konsideratë shitjen e tij, plus ai është i lumtur në Napolit dhe nuk e merr në konsideratë largimin”. /GazetaExpress/


