“Alisson meriton ta fitojë Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Portieri i Liverpoolit, Alisson, meriton ta fitojë Topin e Artë, kështu beson ish-trajneri Daniel Pavan.

Pavan e njeh 26-vjeçarin që nga mosha 10-vjheçare, i cili sot është shndërruar në një ndër portierët më të mirë në botë.

Ai beson se Alisson meriton “Topin e Artë” për shkak të sezonit me Liverpoolin dhe me Brazilin, ku fitoi Champions Leaguen dhe Kupën e Amerikës.

Portieri i vetëm që deri më tani e ka fituar “Topin e Artë” është Lev Yashin i Dinamo Moskës më 1963 – pothuajse gjashtë dekada më parë.

“Mendoj se për shkak të nivelit të paraqitjeve të Alisson, rregullisë, dhe fitimit të Champions League, ai ka gjitha mundësitë e mundshme dhe madje e meriton të fitojë Topin e Artë”, tha Pavan për ESPN.

“Mendoj se është mundësi e mirë për të treguar se një portier mund ta fitojë këtë çmim prestigjioz”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...