Ali Ahmeti takon presidentin Meta: Korridori 8 është projekt madhor

PUBLIKUAR

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore.

Ata me këtë rast kanë diskutuar mbi procesin e formimit të Qeverisë së re, propozimi i të cilës tashmë është dorëzuar në Parlament si dhe vazhdimi i proceseve të vendit përpara përfshirë këtu edhe projekte të shumta të cilat kanë synim jetën më të mirë të qytetarëve.

Kontesti me Bullgarinë dhe rruga me shumë sfida për të dy vendet ishte po ashtu pjesë e bisedës mes kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe presidentit Meta, derisa të dy vendet synim kanë anëtarësimin në familjen e madhe evropiane si një perspektivë edhe për rajonin dhe një siguri më e madhe në gjithë Ballkanin.

Ahmeti është shprehur i bindur se kontesti me Sofjen do të gjejë zgjidhje në gjysmën e parë të këtij viti.

Në takim u diskutua edhe mbi projektin madhor të Korridorit 8-të, si një projekt mjaft i rëndësishëm dhe që do të lidhë shumë vende dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Ahmeti dhe Meta diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe nismën Ballkani i Hapur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...