Ali Ahmeti reagon pas ftesës së Speciales për Kadri Veselin: I dashur vëlla, paska qenë e shkrume

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas ftesës që Gjykatës Speciale për Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.

Ahmeti në shkrim me fjalë prekëse i është drejtuar Veselit me fjalët vëlla, bashkëmendimtar e bashkëluftëtar.

Tutje Ahmeti ka shkruar se ftesa nga Gjykata Speciale paska qenë e shkruar.

“Na paska qenë e shkruar, jo nga Perendia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit”,ka shkruar kryetari i BDI-së.

Ahmeti ka shkruar se edhe ai edhe Veseli edhe një jetë po ta kishin do ta bënin të njejtën gjë pa iu dridhur qerpiku.

“E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njejtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme. Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhnjyem në luftën tonë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...