Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

PUBLIKUAR

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi, Ahmeti ka thënë se Fehmi Lladrovci ishte shok i ngushtë, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i tij në rrugën e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.

Ai ka kujtuar se Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e gjeneratës së veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që, sipas tij, nuk u pajtuan me robërinë dhe i shërbyen këtij ideali para luftës, gjatë luftës dhe deri në rënien e tyre.

“Më 22 shtator 1998, në betejën e Drenicës, Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, ashtu siç kishin jetuar: bashkë në jetë, në ideal dhe në luftë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se kujtimi për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin mbetet i përjetshëm.

“Pushoni të qetë, vëlla Fehmi e motër Xhevë. Flamuri për të cilin dhatë jetën sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ahmeti.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vrasja e grave s’justifikohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e...

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...