Ali Ahmeti: Dhuna nuk ndihmon procesin (Video)

PUBLIKUAR

goran-kol-28-ali-ahmeti

 

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në deklarimin e tij të parë për protestat kundër rastit “Monstra” dhe dënimin me burg të përjetshëm të pesë shqiptarëve ka theksuar se është e drejte e çdokujt që të protestojë dhe të shpreh pakënaqësinë e tij.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pol Uolers tha se dhuna nuk i ndihmon procesit.
“Sot kisha një takim të rëndësishëm me ambasadorin e SHBA-ve dhe bashkërisht vlerësuam që e drejt e çdo qytetari është të protestojë. E drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparente dhe të jenë sa më të besueshme për opinionin, publikun dhe opinion-bërësi. Bashkërisht vlerësuam se dhuna nuk ndihmon procesin, dhuna nuk i ndihmon zhvillimit të mëtejmë të procesit, nuk ndihmon zgjidhjen institucionale, që ky proces të jetë sa më bindës për gjykatën e apelit me qëllim që ky zhvillim të rikthehet në shkallë të parë”, tha Ahmeti.

Ai më pas theksoi se e ka informuar ambasadorin e SHBA-ve se BDI do të kërkojë monitorim nga ekspert ndërkombëtar dhe vendor me qasje të plotë në të gjithë procesin dhe procedurat që opinioni të jetë në mënyrën më transparente i njoftuar

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...