Yllit i Arsenalit që e dëshiron largimin, Alexis Sanchez, e ka hedhur poshtë një ofertë tejet joshëse nga Kina, gjersa pret ofertë nga Manchester City në janar, raporton The Sun.
Kilianit i dështoi kalimi në City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, pasi Arsenali nuk ia doli të gjente zëvendësuesin e tij në kohë, transmeton Express.
Ndërkohë, Hebei China Fortune i ka ofruar sulmuesit të Arsenalit një pagë javore prej 453,492 euro për ta joshur atë në ligën kineze.
Megjithatë, kiliani e ka refuzuar këtë ofertë. /Express/


