Mbrojtësi brazilian Alex Sandro mund të largohet nga Juventusi pas një viti në Torino.
Braziliani iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’, nga gjiganti portugez Porto dhe tani është bërë objektiv i dy skuadrave angleze.
Në fakt janë dy ekipet nga Manchesteri, City dhe United që kanë shfaqur interesim për brazilianin.
25-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje këtë edicion me Juventusin dhe ka shënuar dy gola dhe rënë në sytë e United dhe Cityt.
Lojtari mund të largohet nga Juventusi për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/


