Aleppo, Ferri në Tokë (Video)

PUBLIKUAR

Gazetarja e njohur Clarissa Ward, ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me tmerret që i ka përjetuar në luftën e përgjakshme që po zhvillohet në Siri.

Ajo gjatë fjalimit të saj, ka zbuluar detaje rrëqethëse të asaj se çfarë edhe duke ndodhur brenda qytetit Aleppo, të cilin regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad është duke mbajtur të rrethuar tash e disa vite, transmeton Telegrafi.

“Kam punuar për më shumë se 10 vite si korrespondente lufte në Irak, Afganistan, dhe Bregun Perëndimor, por asnjëherë nuk kam parë gjëra më të tmerrshme sikur ato që janë duke ndodhur në Siri apo më saktë thënë qytetin sirian Aleppo. Mund të quhet lirisht ferri në Tokë”, ka thënë Ward.

Ajo ishte njëra ndër gazetaret e para që ka arritur të futet në qytetin tashmë të rrënuar plotësisht, për të cilin thotë se pa marrë parasysh se sa luftime të ashpra zhvillohen, në Aleppo nuk ka fitues. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...