Albrim Tasholli kalon me sukses provat te Arminia Bilelefeld

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar, Albrim Tasholli ka kaluar provat me sukses te skuadra gjermane Arminia Bielefeld. Ai në Arminia Bielefeld ka kaluar nga skuadra kosovare KF Ulpiana nga Lipjani, e cila është pjesë e ligës së Parë të futbollit në Kosovë, ku me ketë skuader kishte debutuar ne ligën e parë si 15- vjeçar. Mesfushori 17-vjeçar tha për Gazetën KNN se edhe pse i ka kaluar provat në skuadrën e mirënjohur gjermane, Arminia Bielefeld, nga kjo skuadër është dhënë huazim për gjashtë muaj te skuadra VFB Fichte U19 që luan në ligën e parë të futbollit në Gjermani. “Jam shumë i kënaqur që kam kaluar provat te Arminia Bielefeld. Shpresoj që do të kem sukses në të ardhmen në futbollin gjerman. Skuadra më ka përkrahur, kushtet janë shumë të mira këtu, andaj edhe garantojnë një sukses të madh”, ka thënë mesfushori kosovar Albrim Tasholli për Gazetën KNN. Kalimi i tij në Arminia Bielefeld tregon se futbolli kosovar është në rrugën e duhur dhe cilësitë nuk mungojnë. Përkundër kushteve të vështira, talentët kosovarë kalojnë me sukses provat në skuadra të ndryshme evropiane./L.T 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...