Albiol dëshiron rikthimin te Valencia

PUBLIKUAR

Raul Albiol dëshiron një transferim në klubin e tij të vjetër Valencia, por Napoli vazhdojnë të kërkojnë 15 milionë euro dhe një zëvendësim më parë.

Sipas gazetës spanjolle AS, qendërmbrojtësi veteran është i etur për një kthim në Mestalla, aty ku filloi karrierën e tij, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se kanë ofruar 10 milionë euro, Napoli hodhi poshtë të gjitha propozimet, duke këmbëngulur se ai ka një vlerë prej 15 milionësh.

Kjo është një lojë e rrezikshme për Napolin, pasi Albiol është nën kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe për këtë arsye mund të largohet si agjent i lirë verën e ardhshme.

Valencia për këtë arsye shpreson që Napoli të mund të përfundoj një marrëveshje për me Torinon për Nikola Maksimovicin, pasi ai do të hapë rrugën për Albiolin që të largohet.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...