Albin Kurti viziton Agim Bahtirin, flasin për Urën e Ibrit dhe kufijtë administrativë

PUBLIKUAR

ryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka pritur në takim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Aida Derguti.

Kurti ishte i interesuar të kuptojë më shumë për çështjen e rivitalizimit të Urës së Ibrit dhe kufijve administrativ, si dhe për situatën aktuale politike në qytetin e Mitrovicës.

“Kompania për rivitalizimin e Urës së Ubrit është përzgjedhur për të filluar punët dhe presim që brenda afatit të paraparë të behët implementimi i marrëveshjes. Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar, rivitalizimi i urës duhet të përfundojë në fund të qershorit dhe unë besoj se kjo marrëveshje do të respektohet plotësisht”, tha Bahtiri, raporton Veriu.info.

Bahtiri para deputeteve të VV-së tha se sa i përket çështjes së kufijve administrativë midis Mitrovicës së jugut dhe veriut, do të respektohen kufijtë e përcaktuar me Pakon e Ahtisarit.

Kurti me bashkëpunëtorë tha se këto janë çështje më rëndësi jetike, jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për tërë Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...