Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

PUBLIKUAR

Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kreut të Kuvendit dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra për media e kryeministrisë, Kurti ka thënë se një lajm të tillë e ka marrë me keqardhje dhe ka shprehur ngushëllime për familjen Veseli.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim./Express/

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...