Albin Kurti: Me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin do të takohem të enjten

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit, sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, ka folur për bisedimet që pritet t’i zhvillojë me figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e dyta, për formimin e një koalicioni qeverisës.

Kurti ka thënë në KTV se ka kërkuar që të takohet menjëherë me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, dhe me kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Por, sipas Kurtit, zyrtarët e lartë të LDK’së nuk kanë pranuar të takohen menjëherë, dhe se ky takim, ka paralajmëruar ai, sipas gjasave do të zhvillohet pas dy ditësh – të enjten.

“Kam kërkuar nga ta të takohemi ose sot ose ditëve në vijim, dhe tash, sipas të gjitha gjasave, do të takohemi të enjten që të mos humbim kohë që të fillojmë bisedimet për koalicion”, deklaroi Kurti.

Më herët, kreu i LDK’së, Mustafa, ka refuzuar ta njohë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve, duke thënë se rezultati do të dihet kur të përfundojë numërimi i plotë i krejt votave.

Mustafa ka paralajmëruar se, bashkë me kandidaten e LDK’së për kryeministre, do të takohet “këto ditë” me kreun e VV’së, Albin Kurti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...