Albian Ajeti transferohet në Serie A (Foto)

PUBLIKUAR

Albian Ajeti është pranë transferimit te skuadra e Serie A, SPAL

Sulmuesi kosovar, Albian Ajeti është pranë transferimit në Serie A. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ndiqet me interes nga klubi i inkuadruar në elitën e futbollit italian, SPAL.

Ekipi italian ka filluar prej kohësh negociatat me futbollistin dhe St.Gallenin, e cila zotëron kartonin e lojtarit.

“Gianluca Di Marzio” raporton  se ka një akord parimor mes palëve për transferimin e lojtarit në Itali, por të shtunën do të zhvillohet një takim që do të sqarojë përfundimisht detajet e kësaj marrëveshje, pasi nuk dihet nëse do të bëhet me formulën e huazimit apo shitjen e kartonit.

Ish sulmuesi i Augsburgut dhe Baselit ka pasur një sezon të mirë te St.Gallen. Ai ka shënuar 10 gola në 29 ndeshje me këtë skuadër. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...