Albian Ajeti në Kombëtare? Përgjigjet Panucci

PUBLIKUAR

Christian Panucci, trajneri i Shqipërisë, ka zbuluar se do të takohet me sulmuesin e Baselit, Albian Ajetin. Ai do të tentoj që Albian ta vesh kuqezi

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka zbuluar se do të sjell 2-3 lojtar të rijnë në ekipin Kombëtar. Njëri nga ta mund të jetë sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, vëllai i vogël i mbrojtësit të Shqipërisë, Arlind Ajetit.

“Do të nis udhëtimet për të gjetur lojtarë të rinj. Në ndeshjet e përfaqësueses së 19-vjeçarëve dhe te ekipi Shpresa do të vëzhgoj dy-tre lojtarë që më pas do ti testojmë në ndeshjet miqësore. Albian Ajeti më jep ndjesinë që po pret Zvicrën.”, ka deklaruar ai.

“Gjithsesi unë do shkoj ta takoj për të kuptuar çfarë dëshiron. Do të vëzhgojë edhe Manajn te Granada. Kam dëgjuar që është i vështirë, por kështu më thanë edhe për Xhakën. Megjithatë, kur e takova Taulantin ballë për ballë, ai më krijoi bindjen se nuk më tradhton dhe është i gatshëm të vdesë në fushë. Edhe Manajn duhet ta njoh personalisht për të vendosur”, ka theksuar Panucci. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...