Alban Hyseni mori 859 vota më shumë se Lutfi Haziri

PUBLIKUAR

Të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës. Një ndër komunat ku kishte balotazh ishte edhe Gjilani.

Aty garuan Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri i cili ishte kryetar i Gjilanit qe katër mandatë, humbi garën në përballjen me kundërkandidatin e tij.

Për 859 vota Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi në qytetin e Gjilanit, duke e mposhtur Lutfi Hazirin.

Hyseni i mori 21,374 vota kurse Haziri i mori 20,515 vota.

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...