Alba me huqje të mëdha në BBVK, nuk e di datën e Pavarësisë së Kosovës ndërsa Ibrahim Rugovës i referohet si Hashim Thaçi

PUBLIKUAR

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka regjistruar një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të saj në shtëpi, duke bërë disa gabime të mëdha gjatë një sfide të njohjes së figurave dhe ngjarjeve historike shqiptare.

Gjatë lojës, Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.

Ajo përgjigjej duke thënë “18 shkurt”, ndërkohë që data e saktë është 17 shkurt, një gabim që nuk i shpëtoi as syve të publikut dhe komentuesve.

Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.

Përgjigjja e saj e papritur ishte “Hashim Thaçi”, duke krijuar një situatë që u komentua gjerësisht si një prej huqjeve më të mëdha të saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.

Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...