Alarmohet Mitrovica

PUBLIKUAR

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në “Ora e Fundit” në “Klan Kosova” ka thënë se muri që ka nisur të ndërtohet në anën veriore të Mitrovicës nuk ka qenë në projektin e dakordësuar të rivitalizimit të urës.

Ai ka deklaruar se për këtë çështje ka lajmëruar Brukselin zyrtar, ndaj është duke pritur të mërkurën që një ekip nga atje të vijë për të përcjellë këtë zhvillim, njofton “Klan Kosova”.

“Është një projekt i Bashkimit Evropian dhe çdo lëvizje nga ai projekt duhet rrënuar. Projekti i rivitalizimit të urës është i punuar në mënyrë perfekte. Ata e kanë nisur një mur sepse e kanë nisur rregullimin e sheshit në atë anë. Por unë e kam lajmëruar BE-në, sepse kjo gjë nuk ka qenë e planifikuar. Kështu që shikojmë me ekipin që vjen nga Brukseli”.

“Shpresoj shumë se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Nuk kam mundur të takohem me kryetarin e Mitrovicës Veriore, por jam duke e pritur ekipin nga Brukseli”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...