Alarmohet Belgjika: Sulme terroriste, më 15 janar!?

PUBLIKUAR

Zyra e Prokurorit federal të Belgjikës ka paralajmëruar sot se mund të ndodhë një sulm i ri terrorist më 15 janar, një vit pas sulmit të parandaluar në qytetin Vervjeu në lindje të vendit.

“Ekziston rreziku që dikush do të përpiqet të kryejë sulme në vendin tonë më 15 janar”, ka deklaruar prokurori federal Frederik van Leuven, transmeton Telegrafi.

Një grup i islamistëve, të cilët kishin luftuar në Siri përkrah xhihadistëve të Shtetit Islamik, kishin planifikuar të kryejnë sulme ndaj policëve më 15 janar të vitit të kaluar në qytetin belg Vervjeu.
Dhe, kështu, gjatë një aksioni policor, kishin mbetur të vrarë dy persona, kurse ishte arrestuar edhe një i dyshuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës...

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...