Alarmi për bombë në Aeroportin e Gjenevës u bë nga një grua e cila kishte për qellim të mos e linte burrin të larohej

PUBLIKUAR

Një grua e ka pranuar se ka telefonuar për të paralajmëruar për një kërcënim me bombë – i cili bëri që masat e sigurisë të rriten shpejt në Aeroportin e Gjenevës – në një përpjekje për të mos e lejuar burrin e vet që të largohej me aeroplan.

Alarmi i rremë ka shkaktuar kaos trafiku për disa orë në aeroportin shumë të frekuentuar në kufirin francez-zviceran, pasi policia e Gjenevës mori një informatë rreth telefonatës nga homologet francez, shkruan ITV, përcjell Express.

“Ajo tha se sot, një person me bombë do të jetë në sektorin francez të aeroportit,” kështu ka thënë zyra e prokurorit të Gjenevës.

Por pasi që ishte konfrontuar nga oficerët e policisë, ajo e ka pranuar motivin e vërtetë të thirrjes.“Ata kanë zbuluar se gruaja që e ka pranuar se e ka bërë thirrjen e ka shpjeguar se e ka bërë një gjë të tillë për të parandaluar burrin e saj të nisej,” tha zyra e prokurorin në komunikatë për media./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...