Pak kohë më parë askush nuk e besonte se çmimi për një litër vaj mund të shkojë deri në 3.49 €.
Por, ja që shkoi. Qytetarët përmes rrjeteve sociale po e shprehin mllefin e tyre lidhur me këto ndryshime të majme brenda një kohe të shkurtër, përcjell Gazeta Nacionale.
Ndërkaq, sot është raportuar se kryeministri Kurti do të vizitojë një nga fabrikat vendore të përpunimit të vajit, e që gjendet në qytetin e Gjilanit.
Kujtojmë se qytetarët, pa nevojë, po shpërndajnë panik dhe po detyrojnë shtresat e ulëta shoqërore që të shpenzojnë para të shumta tek një prej produkteve elementare.
Nacionale do të raportojë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.


