Alaba u largua nga Anglia me brinjë të thyer

PUBLIKUAR

David Alaba vuan nga një çarje sa kima e flokut në brinjë, këtë e ka konfirmuar Bayern Munich.

Alaba mbeti i lënduar pas një përballje me Serge Aurier dhe u zëvendësua pas pjesës së parë në Champions League, sfidë që Bayerni e fitoi 7-2.

Bayerni fillimisht raportoi se lojtari ka vetëm brinjën e nxirë dhe jo të thyer, por lëndimi është paksa më i rëndë.

Megjithatë, doktori Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt ka identifikuar çarjen në brinjë.

Trajneri i Bayern, Niko Kovac, konfirmoi të premten se Alaba, së bashku me mbrojtësin Lucas Hernandez, do të mungojnë të shtunën kundër Hoffenheim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...