Alaba tregon dallimin mes Bayernit dhe Realit

PUBLIKUAR

Pavarësisht se janë rivalë të mëdhenj kur vjen pun ate Liga e Kampionëve, Bayern Munich dhe Real Madrid operojnë në mënyra të ndryshme, të paktën sipas David Alabas, që la klubin bavarez për ekipin nga kryeqyteti spanjoll.

Pasi i skadoi kontrata me Bayern Munichun, Alaba zgjodhi një aventurë të re, duke shkuar në La Liga dhe ka qenë mjaft i suksesshëm në mbrojtjen e Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se në Real Madrid gjithçka ka rëndësi më të madhe, por duke e respektuar në maksimum ish-klubin e tij.

“Bayern Munich është njëri nga klubet më të mëdha në botë, njëjtë sikur Real Madrid. Të dy ekipet kanë arritur suksese. Sidoqoftë, në Real Madrid gjithçka është pak më e madhe, me gjithë respektin për Bayernin”, u shpreh Alaba në një intervistë për Kicker.

Karriera e Alabas në Bundesligë përfundoi pas 13 viteve dhe ai ka qenë një lider i pakontestueshëm në Madrid, pas largimit të Sergio Ramosit në verë.

Toni Kroos është një tjetër lojtar që paraprakisht kishte lënë Bayernin për Real Madridin dhe austriaku shpjegoi se ish-bashkëlojtari e kishte ndihmuar shumë atë në Spanjë. Ai (Kroos) më ka ndihmuar shumë, gjithashtu privatisht. Gruaja e tij poashtu e ka ndihmuar të dashurën tim”, tregoi Alaba.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...