Alaba: Chelsea s’ka frikë nga ne, e duam gjysmëfinalen

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba ka folur në konferencë për shtyp para duelit të nesërm me Chelsean.

Futbollisti austriak thotë se “Los Blancos” do të mundohen ta eliminojnë ekipin londinez dhe ta prekin gjysmëfinalen, në tentim për ta fituar përsëri trofeun e Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

“Shikoje historinë e klubit, ne e njohim atë. Na pëlqen të fitojmë dhe Reali është një klub special, më i madhi në botë. Kjo na bën që të punojmë çdo ditë e më shumë”, thotë fillimisht ish-futbollisti i Bayern Munichut.

“A jemi favoritë? Nuk ka sens të flasim për këtë, objektivi është i qartë, që të shkojmë në gjysmëfinale. Duhet të fillojmë që nga nesër. Nuk besoj që Chelsea ka frikë, por do ta bëjmë më të mirën tonë që t’i impresionojmë. Vitin e kaluar Championsi ka qenë mjaft special”, vazhdoi mbrojtësi i krahut të majtë, i cili luan edhe në qendër të mbrojtjes, por që mund të vendoset edhe përpara mbrojtësve në mesfushë.

Reali dhe Chelsea do të përballen nesër mbrëma në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...