Al-Nassr vazhdon garën për titull, Ronaldo kontribuon me gol në fitoren sensacionale ndaj Al-Shabab

PUBLIKUAR

Al-Nassr ka regjistruar fitore ndaj Al-Shabab për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic fitoi si vendase me rezultatin 3:2, shkruan Gazeta Express.

Al-Nassr ishte duke humbur në këtë përballje 0:2, por ia doli të triumfoi me një rikthim sensacional.

Cristiano Ronaldo la gjurmë edhe në këtë fitore, duke kontribuar me gol.

Ylli portugez shënoi në minutën e 60-të. Goli i tij ishte i përmbysjes në 3:2, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores.

Për 38-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të këtë sezon.

Anderson Talisca (44’) dhe Abdulrahman Ghareeb (51’) shënuan dy golat tjerë në fitoren e vendasve.

Ndërkaq, për skuadrën mysafire të dy golat u shënuan nga Cristian Guanca (24’ nga penalltia, 40’).

Al-Nassr pas kësaj fitore ka 63 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë më pak se lideri, Al-Ittihad.

Deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe dy xhiro.

Al-Shabab është i treti me 53 pikë. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Dembele pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën

Ousmane Dembele do të shqyrtojë ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës në javët...

Një shkëmbim i madh mund të ndodh mes Real Madridit dhe Tottenhamit

Real Madridi mund të nënshkruajë me Harry Kanen në afatin kalimtar veror. Një shkëmbim i...