Al-Nassr me ofertë zyrtare për Luka Modric, zbulohen të gjitha detajet

PUBLIKUAR

Pas Cristiano Ronaldos, Al-Nassr po synon që të transferojë edhe yje tjerë të futbollit.

Njëri nga emrat e përmendur së fundmi është edhe ish-bashkëlojtari i portugezit te Real Madridi, Luka Modric, transmeton Gazeta Express.

Duke u bazuar në burimet e veta, “Okaz Sports” ka raportuar se Al-Nassr i ka bërë një ofertë zyrtare mesfushorit kroat.

Sipas mediumit arab, bëhet fjalë për një kontratë për 2 vite e gjysmë, me vlerë prej më shumë se 40 milionë eurosh.

Klubi nga Arabia Saudite thuhet se e synon transferimin e Modricit gjatë këtij afati dimëror. Por, në rast se një marrëveshje nuk arrihet, klubi do të synojë në verë.

Pas përfundimit të sezonit, ish-mesfushori i Tottenhamit mund të largohet si futbollist i lirë nga “Santiago Bernabeu”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...