Al-Nassr eliminohet nga Kupa e Mbretit, rrezikon të mbetet pa asnjë trofe këtë sezon

PUBLIKUAR

Al-Nassr është eliminuar nga Kupa e Mbretit në Arabinë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic pësoi humbje sonte në gjysmëfinale ndaj Al-Wehda, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MRSOOL Park” përfundoi me rezultatin 0:1.

Jean-David Beauguel e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën mysafire, në minutën e 23-të.

Te vendasit tërë ndeshjen e zhvilloi Cristiano Ronaldo, por nuk ia doli të lë gjurmë.

Vlen të theksohet se Al-Wehda nga minuta e 53-të luajti me një futbollist më pak, pasi Abdullah Al Hafith u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Al-Wehda në finale të Kupës së Mbretit do të takohet me Al-Hilal.

Në anën tjetër, Al-Nassr rrezikon të mbyllë sezonin pa asnjë trofe – pasi edhe në kampionat është në pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë, tri më pak se lideri, Al-Ittihad, që ka një ndeshje më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...