Al-Hilal synon të nënshkruajë me Mourinhon, pronari i klubit do të takohet me portugezin javën e ardhshme

PUBLIKUAR

Jose Mourinho po vlerësohet si një kandidat i mundshëm për pozitën e trajnerit te Al-Hilal.

“FootMercato” ka raportuar se drejtuesit e këtij klubi janë të përgatitur t’i ofrojnë portugezit një kontratë mjaft fitimprurëse, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, te klubi më i trofeshëm në Azi janë të gatshëm ta lejojnë atë të formojë skuadrën duke sugjeruar lojtarë që ai dëshiron të sjellë në klub

Javën e ardhshme thuhet se është planifikuar të zhvillohet një takim në Londër mes pronarit të Al-Hilal, Walid Moaz, dhe Mourinhos.

60-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Romën deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Së fundmi u raportua se klubi nga kryeqyteti italian ka nisur bisedimet e para me Mourinhon për rinovim të kontratës – por, ende nuk ka asgjë konkrete. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...