Al-Hilal i bën ofertë zyrtare Messit, argjentinasi mund të bëhet më i paguari në histori

PUBLIKUAR

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende e paqartë.

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint-Germainin skadon pas përfundimit të sezonit aktual, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve për të rinovuar, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Messi vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Barcelona. Kontaktet u konfirmuan, por ende nuk ka asgjë më shumë.

Kësisoj, 35-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë nga “Parc des Princes” gjatë afatit kalimtar të verës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Al-Hilal i ka bërë një ofertë zyrtare kapitenit të Argjentinës.

Klubi nga Arabia Saudite i ka ofruar Messit pagë prej më shumë se 400 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar ndonjëherë.

Por, sipas Romanos, prioritet i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” mbetet të vazhdojë në Evropë.

Barcelona thuhet se po pret një vendim nga Fair-Play-Financiar (FFP) para se t’ia bëjë një ofertë, teksa oferta për kontratën e re nga PSG-ja nuk u pranua ende pasi Messi nuk është pajtuar ende. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...