Aktorja turke, Ebru Sahin martohet me basketbollistin Cedi Osman

PUBLIKUAR

Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo dhe partneri i saj, basketbollisti turko-maqedon, Cedi Osman, thuhet se kanë organizuar një ceremoni në Ohër.

Kështu kanë bërë të ditur përmes disa fotografive që kanë shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

I pranishëm në mesin e miqve në dasmën e dyshes së njohur ka qenë edhe artisti Bertan Asllani, i cili prej disa vitesh është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Çifti siç raportojnë mediat do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çesme më 7 korrik.

Foto:Screenshot/Instagram

Ata u fejuan po ashtu gjatë këtij viti, më 18 maj.

Të njëjtit kanë shkëlqyer me paraqitjen, ndonëse ishte një organizim me më pak njerëz. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...