Aktorja Katharine McPhee martohet me 69-vjeçarin David Foster

PUBLIKUAR

Aktorja e njohur amerikane Katharine McPhee, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurin e saj me David Foster, i cili është plot 34 vite më vjetër se ajo.

Dyshja u kurorëzuan të premten, gati një vit që kur Katharine mori propozim romantik për martesë nga Foster në Itali, në korrik të vitit të shkuar.

David Foster dhe Katharine McPhee (Foto: Allen Berezovsky/Getty Images/Guliver)

Çifti kanë që në vitin 2017 që janë në lidhje romantike.

Ata janë martuar në Londër në Kishën e Shën Yeghiche në jug të Kensington-it, teksa aktorja është dukur glamuroze me një fustan nusërie të dizajnuar nga Zac Posen.

Katharine McPhee dhe David Foster (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Në dasmë kanë qenë rreth 15p të ftuar, duke përfshirë figura të shumta publike nga Hollywoodi.

Për aktoren kjo është martesa e saj e dytë, teksa për 69-vjeçarin e pesta me radhë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...