Aktori i njohur rreh qytetarin në rrugë, dalin pamjet

PUBLIKUAR

Një skandal ka ndodhur gjatë këtij vikendi me aktorin e njohur të filmave, Alec Baldwin.

Aktori 60-vjeçar, Alec Baldwin është kapur nga kamerat derisa ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari dhe atë në rrugët e New York-ut.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij, ndërsa nga pamjet e publikuara nga kalimtarët shihet se dhuna ka ndodhur në një burrë i cili thuhet të jetë rreth 49 vjeç, përcjell Gazeta Express.

Personi në fjalë duket se e ka ndjekur aktorin për t’i bërë fotografi ndërsa Baldwin duhet të ketë insistuar që ta linte rehat në këtë ditë pushimi.

Ai i kaloi dy orë në stacionin policor, kur dha në një deklaratë zyrtare se nuk e kishte goditur personin në parking.

Megjithatë, ai është akuzuar për sulm dhe kërcënim dhe se do të duhet të paraqitet para gjykatës më 26 nëntor për të mbrojtur veten./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...